Lajme lojërash

Amazon blen studion e lojërave Double Helix Games

Feb 6 2014
0 Shpërndarje
Amazon blen studion e lojërave Double Helix Games

Amazon ka blerë studion e pavarur të lojërave Double Helix Games, duke ndihmuar në shtimin e spekulimeve që shitësi me pakicë në internet është duke u përgatitur që të futet në hapësirën e konsollave gjatë këtij viti. Përfaqësuesit e Amazon dhe Double Helix Games konfirmuan blerjen për CNET pas raportimit fillestar nga TechCrunch. Kushtet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

“Amazon ka blerë Double Helix si pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për të ndërtuar lojëra inovative për konsumatorë,” tha Amazon në një deklaratë.

Themeluar në vitin 2007 përgjatë bashkimit të dy studiove të Foundation 9 – The Collective dhe Shiny Entertainment, kompania me bazë në Kaliforni ka rreth 75 punëtorë.

Prejardhja e kompanisë daton për gati 20 vite më parë, me titujt e lojërave nga kompanitë origjinale duke përfshirë klasikët si Earthworm Jim, Sacrifice, Indiana Jones and the Emperor’s Tomb, Star Wars Episode III: Revenge of the Sith, dhe Buffy the Vampire Slayer. Së fundi, kompania prodhoi një lojë me luftime Killer Instinct për Xbox One.

Amazon është përfolur se ka qenë duke punuar në konsolla me bazë në Android për vite. Por blerja vjen një javë pas raportit që Amazon planifikon të lëshojë një konsollë të lojërave më vonë këtë vit që do të përdor sistemin operativ Android dhe do të mundësojë transmetimin dhe shkarkimin e lojërave.

VG247 raportoi javën e kaluar që Amazon ka qenë duke iu treguar publikuesve lojërat e popullarizuara për Android dhe iOS si versione të shkurtuara për një konsollë e cila është planifikuar ta ketë çmimin për më pak se 300 dollarë. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>