Lajme lojërash

Amazon blen shërbimin e transmetimit të video lojërave Twitch për rreth 1 miliard $

Aug 26 2014
0 Shpërndarje
Amazon blen shërbimin e transmetimit të video lojërave Twitch për rreth 1 miliard $

Amazon dhe Twitch kanë lajmëruar zyrtarisht marrëveshjen, me të cilën gjiganti i komercializmit elektronik Amazon do të blejë kompaninë Twitch për 970 milionë dollarë para në dorë. Marrëveshja është aprovuar nga aksionarët e Twitch-it dhe pritet të përfundojë më vonë gjatë këtij viti.

Në një mesazh të dërguar për komunitetin e Twitch-it, CEO Emmett Shear shkroi: “Ne zgjodhëm Amazon-in sepse ata besojnë në komunitetin tonë, ata ndajnë vlerat dhe vizionin tonë afat-gjatë dhe ata duan të na ndihmojnë që të shkojmë më shpejt atje.

Ne jemi duke mbajtur pothuajse çdo gjë njësoj: zyrën tonë, punonjësit tanë, brendin tonë dhe më e rëndësishmja pavarësinë tonë. Por me mbështetjen e Amazon-it ne do të kemi resurse për të ju sjell një Twich edhe më të mirë. “Unë personalisht dëshiroj të ju falënderoj, secilin anëtar të komunitetit të Twitch-it, por atë që ata kanë krijuar. Faleminderit që na keni besuar.

Faleminderit që keni qenë me ne përgjatë dhimbjeve dhe vështirësive në rritje. Faleminderit që keni sjell më të mirën tuaj tek ne dhe e keni ndarë atë me botën. Faleminderit, nga një grup i lojtarëve që kurrë nuk ëndërruan që do të jenë ndihmës për të formësuar formën e fytyrës së industrisë të cilën ne e duam shumë. Është shumë e rrezikshme që të shkohet vetëm. Në emër timin dhe të çdokujt tjetër në Twitch, faleminderit që keni ardhur me ne.” (GameWorld Albanian)

Tags >

Twitch
Lajmet e fundit>