Lojërat

Alundra

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Alundra

Alundra është një lojë aksion e tipit RPG e krijuar nga Matrix Software për Sony PlayStation dhe e lançuar në vitin 1997.

Loja u publikua nga Sony në Japoni, Working Designs në Amerikën Veriore dhe Psygnosis në Europë. Loja mori një vlerësim kritik për historinë e vet të çuditshme dhe mekanikën e volitshme të saj.

Protagonisti i lojës është një i ri i quajtur Alundra, i cili mëson se ka fuqinë për të hyrë në ëndrrat e njerëzve. Gjatë kohës që ai udhëton me anije, pëson një aksident dhe përfundon në ishullin Inoa, aty ku ai përpiqet të ndihmojë njerëzit të cilët janë duke vuajtur nga një mallkim i keq.

Historia bëhet gjithmonë dhe më e errët sa më shumë vazhdon loja. Gjithashtu ajo ka nuanca të zgjidhjes së mistereve. Alundra mori vlerësime të mira që nga dalja. Loja kishte shitur 143,114 kopje në Japoni deri në fund të 1997.

Ajo aktualisht ka një vlerësim prej 9.0 nga 10 në GameStats. GameRakings e vlerësoi me 84.90% ndërsa metacritic me 86/100. (GameWorld Albanian)

Tags >

Alundra
Lajmet e fundit>