Lojërat

Alundra 2

Feb 24 2013
0 Shpërndarje
Alundra 2

Alundra 2 është një lojë e tipit RPG e krijuar nga Matrix Software për Sony PlayStation. Loja u publikua nga Sony në Japoni në 1999 dhe nga Activision në Amerinkën Veriore, Europë dhe Australi në 2000.

Në ndryshim nga papardhësi i vet, Alundra 2 ka një ndërtim 3D i cili hap mundësinë e një bote të re me mistere të reja. Gjithashtu Alundra 2 nuk ka lidhje me historinë origjinale.

Është një histori totalisht e re me personazhe të ndryshme. Loja konsiston në luftën kundër armiqve dhe komunikimin me personazhe të tjerë. Lojtari kontrollon personazhin me emrin Flint. Një djal i ri që nuk flet dhe ka një shpatë si armë.

Flint gjatë lojës mëson stile të reja luftimi me shpatën e tij, por herë pas here ai përdor dhe mburojën, e cila i jep një mbrojtje më të lartë kundrejt armiqve.

Loja mori një vlerësim prej 70.12% nga GameRankings, një vlerë shumë më e ulët se parardhësja e vet. IGN e vlerësoi me 7.7 nga 10 duke thënë se Alundra 2 nuk është një vazhdim i denjë i lojës së parë, nga aspektet e elementëve apo të amotsferës. (GameWorld Albanian)

Tags >

Alundra
Lajmet e fundit>