Android

Alto Odyssey mbërrin në Android dhe është falas

Jul 26 2018
0 Shpërndarje
Alto Odyssey vjen për të pasuar Alto Adventure, një lojë mobil që u shndërrua në hit me 36 milion shkarkime në Android. Alto Odyssey mbërrin në Android dhe është falas

Noodlecake Studios publikoi ditën e sotme versionin Android të Alto Odyssey në Google Play Store.

Ndryshe nga versioni 4.99 dollarësh i iOs, në Android loja është falas për tu shkarkuar dhe luajtur por me opsione shtesë që mund të blihen brenda aplikacionit.

Alto Odyssey vjen për të pasuar Alto Adventure, një lojë mobil që u shndërrua në hit me 36 milion shkarkime në Android.

Sa i takon Alto Odyssey, loja është e mirë dizajnuar, e thjeshtë për tu mësuar dhe me skena të mrekllueshme.

Modaliteti “Zen” eliminon ndërfaqen e përdoruesit dhe njoftimet në mënyrë që të shijoni sa më shumë lojë dhe stilin artistik të saj. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>