Lojërat

Alone in the Dark: The New Nightmare

Oct 5 2012
0 Shpërndarje
Alone in the Dark: The New Nightmare

Alone in the Dark: The New Nightmare, ndryshe e njohur si Alone in the Dark 4, është seria e katër e kësaj loje horror-mbijetesë e zhvilluar dhe e publikuar nga Infogrames. Loja doli në treg më 18 maj 2001 në Amerikën e Veriut dhe Europë në disa platforma përfshirë Microsoft Windows, PlayStation, Dreamcast dhe Game Boy Color. Versioni për PlayStation 2 doli vetëm në Europë dhe u pasua nga Alone in the Dark 5 në vitin 2008.

Loja është e vendosur më 31 tetor 2001 ku shoku i ngushtë i Edward Carnby, Charlse Fiske, është gjetur i vdekur në brigjet e Shadow Island, një ishul misterioz afër Masaçusets. Hetimet e shpejta të Carnby e drejtuan atë tek Frederic Johnson, i cili e informon për kërkimet e Fiske rreth 3 tabletave të lashta me aftësinë për të ç’liruar një fuqi të rrezikshme. John e prezanton Edward me Aline Cedrac, një profesoreshë inteligjente, të re dhe të bukur.

Të dy nisen drejt ishullit rreth misionit për mbledhjen e 3 tabletave, por gjatë udhëtimit për në ishull avioni i tyre sulmohet nga një krijesë e panjohur duke bërë që të dy të hidhen me parashuta dhe të bien në vende të ndryshme. Edward bie në pyll ndërsa Aline në çatinë e një vile të madhe.

Loja i jep mundësi lojtarit të zgjedhë midis dy personazheve. Kur lojtari zgjedh Carnby loja bazohet më shumë në vrasjen e mostrave dhe shumë pak në zgjidhjen e enigmave, ndërsa ana e Aline bazohet në zgjidhjen e shumë enigmave sesa në luftim. Të dy personazhet kanë rrjedhje historie të ndryshme dhe rastësisht, nga fundi i lojës, takohen bashkë.

Lojtari duhet gjithmonë të qëndrojë në dritë, pasi pika e dobët e përbindëshave është drita, këto krijesa të cilat kanë ardhur nga qendra e tokës që njihet si Bota e Errësirës. Drita luan rol shumë të rëndësishëm këtu, ku drita e dorës është thelbësore. Loja ka shumë tipare të lojrave enigmë dhe mister, pasi aty gjenden enigma të vështira dhe jo vetëm përbindësha të tillë.

Loja ka marë vlerësime pozitive me një 77/100 nga Metacritic. IGN i dha një notë më të lartë, 8.10 ndërsa versioni për GBC mori vetëm 4. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>