Lojërat

Alone in the Dark 5

Oct 16 2012
0 Shpërndarje
Alone in the Dark 5

Alone in the Dark 5 është instalimi i 5-të i serive të lojërave me të njëjtin emër horror-mbijetesë e krijuar nga Atari. Loja doli në treg për Microsoft Windows, PlayStation 2, Wii, Xbox 360 në qershor 2008.

Versioni i lojës për PlayStation 3, i quajtur Alone in the Dark: Inferno, doli më 18 nëntor 2008. Alone in the Dark ishte një sukses i madh financiar për kompaninë. Loja e Alone in the Dark, në këtë numër luhet nga i njohur i Alone in the Dark: The New Nightmare Edward Carnby, është totalisht ndryshe nga versionet e kaluara.

Ajo është e vendosur në një stil DVD-je ku lojtari mund të zgjedhë ta nisë lojën nga fillimi ose të kalojë një skenë në qoftë se ngec. Në qoftë se vendos kështu, eventet e kaluar do të regjistrohen si skena“Previously in Alone in the Dark…” në fillim të episodit të zgjedhur.

Pikëpamja e lojës mund të kalojë në pamje të parë ose të tretë, dhe në të ka gjithashtu, si në çdo Alone in the Dark, pjesë enigmash dhe misteresh.

Në botën e lojës, lojtari mund të kapë çdo objekt dhe t’i përdorë ato si armë, të shkatërrojë dyer, apo të thyej objekte të tjera.

Lojtari mund t’i kombinojë objekte të ndryshme dhe të ndërtojë një të ri. Në qoftë se lojtari dëmtohet, një plagë do të shfaqet në veshjen e Eduardit.

Lojtari duhet të përdor një sprajt mjeksor, dhe kur plaga është shumë e thellë, ai duhet t’i fashojë ato pasi plagët e rënda shumë mund të sjellin zhurmë rrahjesh zemre dhe rrjedhje gjaku.

Një lojë që nuk duhet humbur në asnjë mënyrë, për lojtarët që janë të apasionuar mbas lojrave horror dhe që duan të ndjekin rrejdhjen e ngjarjes së Edward Carnby dhe serive të Alone in the Dark. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>