Lojërat

Alliance of Valiant Arms

Sep 8 2012
0 Shpërndarje
Alliance of Valiant Arms

Alliance of Valiant Arms (AVA) është një lojë pa pagesë, e tipit luftë, në prespektivën e vetës së parë, e krijuar nga Red Duck Inc. ku dhe u përdor Unreal Engine 3.

Në Amerikën Veriore loja është mundësuar nga ijjii, në Kinë nga Tencent Games dhe në Tajvan nga WarTown. Në 15 qershor 2011, A.V.A. u bë e disponueshme për t’u shkarkuar nëpërmjet Steam. Gjithsesi loja nuk është akoma e shkarkueshme në disa rajone.

Lojtari zgjedh midis forcave të B.E. ose N.R.F. me qëllim që të plotësojë misionet që i janë dhënë ose të eliminojë skuadrën kundërshtare. Ka 3 klasa të disponueshme në A.V.A: point man, rifle man dhe sniper.

Një point man ka shpejtësi më të madhe karikimi dhe lëvizje, ndërsa një rifleman ka më shumë municione si dhe aftësinë për të mbajtur më shumë, bashkë me armaturë më të rëndë. Sniper ka një armë snajper dhe mund të gjuajë plumba që mund të vrasin shenjestra të shumëfishta.

Secili ka avantazhin dhe disavantazhin e vet kundrejt klasave të tjera. Lojtarët mund të zgjedhin se çfarë klase do të duan të luajnë lojën e ardhme, si dhe mund të fitojnë aftësi të ndryshme klasash.

Ka gjithsej 9 mënyra të ndryshme loje:

Asgjësim: Secili lojtar zgjedh një nga dy skuadrat dhe duhet të vrasë skuadrën kundërshtare

Shkatërrim: Për të fituar misionin, forcat e BE duhet të vendosin një bombë në kampin kundërshtar me qëllim që ajo të shpërthejë

Eskortë: Forcat e BE duhet të shoqërojnë një tank në zonën e armikut, duke mos e lënë atë të shkatërrohet

Transport: Forcat e BE duhet të çojnë një pako në zonën e përcaktuar pa vdekur

Dominim: Të dyja skuadrat duhet të vendosin dominim mbi një objekt, skuadra me dominim më të madh fiton

Lojë e hapur: Secili lojtar është më vete, dhe vret këdo

Vjedhje: Secila skuadër ka detyrë të vjedhë një çelës i cili aktivizon një bombë atomike

Infektim: Lojë kundër Zombie

Misione AI: Lojtari duhet të mbijetojë kundër forcave kompjuterike

Shpëtim: Forcat e BE duhet të shpëtojnë në një anije, ndërsa skuadra kundërshtare duhet t’i ndalojë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>