Lojërat

Alan Wake’s American Nightmare

Oct 7 2012
0 Shpërndarje
Alan Wake’s American Nightmare

Alan Wake’s American Nightmare është një lojë horror-psikologjik me pamje në vetë të tretë e zhvilluar nga Remedy Entertainment dhe e publikuar nga Microsoft Game Studios. Loja është një version i shkarkueshëm nga Interneti, por nuk është vazhdim direkt i numrit të kaluar. Ajo doli në trek për Xbox Live Arcade më 22 shkurt 2012, ndërsa versioni për PC doli më 22 maj 2012.

Historia e American Nightmare bazohet në tergimet e një episodi të një seriali TV fiktiv, “Night Springs”, e cila ndjek silin e The Twilight Zone dhe paraqitet në një TV përmes origjinalit Alan Wake. Shoku i Alanit, Barry, është duke fjetur në një dhonë moteli. Tregimi shpjegon se Alan është duke u përpjekur të kapë “lajmëtarin e errësirës”, Mr. Scratch, i cili është pjesa tjetër e keqe e Alan e krijuar nga forca e errët.

Ai paralajmëron se do të vrasë çdo gjë që Alan dashuron, përfshirë dhe gruan e tij, Alice. Alan, kampjoni i dritës, ka aftësinë të rishkruajë realitetin, dhe ishte në gjëndje të shkruante arratisjen e tij nga Cauldron LakeWashington. Ai përfudnon në një fshat të vogël, Night Springs, Arizona, dhe mëson se i ka munguar botës realë për më shumë se 2 vjet.

Loja e Alan Wake’s American Nightmare përdor të njëjtë stil luftimi si versioni i kaluar, ku Alan ka një dritë dore dhe duhet të fokusohet tek armiqtë për t’i hequr mbështjellen e errësirës dhe më pas t’i vrasë. Alan përdor armë të tjera nga numri i kaluar, machine gun, nail gun, crossbow, flashbombs dhe ato të zakonshmet. Disa armë meren nga kasat që gjënden rrugës.

Alan Wake’s American Nightmare ka marrë vlerësime disi të mira ku GameRankings dhe Metacritic e kanë vlerësuar me 77% dhe 76% secila. IGN i dha notën 8 duke e vlerësuar produksionin dhe elementët e aksionit, por kritikon historinë e saj, dialogët e çuditshëm dhe mungesën e suspansës. GameSpot e vlerësoi me notën 7. (GameWorld Albanian)

Tags >

Alan Wake
Lajmet e fundit>