Lojërat

Alan Wake

Sep 23 2012
0 Shpërndarje
Alan Wake

Alan Wake është një lojë horror-psikologjik me pamje në vetë të tretë e zhvilluar nga Remedy Entertainment dhe e publikuar nga Microsoft Game Studios. Loja doli për Xbox 360 dhe Microsoft Windows përkatësisht më 14 maj 2010 dhe 16 shkurt 2012.

Historia ndjek novelistin e bestsellera-ve të ngjarjeve thriller, Alan Wake, si ai mundohet të zbulojë misterin pas zhdukjes së gruas së tij gjatë një udhëtimi në një qytet të vogël të quajtur Bright Falls, Washington, duke përjetuar të gjithë eventet e novelës së tij më të fundit, të cilën ai se mban mend t’a ketë shkruar, ngjarje të cilat vijnë në jetë.

Në paraqitje dhe strukturë, Alan Wake, është i ngjashëm me serinë thriller në TV. Loja në vetvete përfshin 6 episode, dhe fiktivi ndiqet më pas nga 2 episode speciale të titulluara: “The Signal” dhe “The Writer”, të cilat u mundësuan për shkarkim në të njëjtin vit të daljes së lojës nëpërmjet DLC. Së bashku ato ndërtojnë ndoshta historinë më të gjatë të sezonit të parë.

Loja bashkon thrillerin psikologjik me një lojë aksion me vrasje. Sipas ndërtuese, ata thonë se loja nuk i përket kategorisë së horror-mbijetesës ku loja zhvillohet në qytetin e vogël të Bright Falls dhe ngjarjet ndodhin në pyll, parkun kombëtar apo fshatin e tij. Në lojë “errësira” ka pushtuar njerëzit, kafshët dhe objektet. Njerëzit të kontrolluar nga “errësira” quhen “Taken”, të cilët sulmojnë Alanin me sharrë, shkopa apo armë të ndryshme. Në lojë thelb luan drita e cila shërben si mburojë, pasi i heq atyre mbështjellën e errësirës dhe më pas Alan mund t’i godasë me armë dhe t’i vrasë.

Alan Wake ka marrë ekstremisht vlerësime pozitive. Michael Plant nga The Independent i dha lojës 5/5 duke thënë se loja ka dhe i jep lojtarit një eksperiencë tjetër, në dallim nga lojrat e tjera. GameRankings dhe Metacritic i dhanë që të dyja 83%. IGN e vlerësoi lojën me notën 9/10 e cila deklaron se pasi e nis lojën është e vështirë t’a lësh dhe e vlerësoi për historinë mahnitëse të saj. (GameWorld Albanian)

Tags >

Alan Wake
Lajmet e fundit>