Lojërat

Akuji the Heartless

Mar 16 2013
0 Shpërndarje
Akuji the Heartless

Akuji the Heartless është një lojë aksion aventure e krijuar në vitin 1998 për PlayStation. Loja përdor një motor Gex: Enter the Gecko dhe të dy këto të fundit u prodhuan nga Crystal Dynamics.

Loja është e tipit kap dhe gjuaj, e kombinuar me elemente platforme. Akuji është një prift voodoo dhe njëkohësisht luftëtar, zemra e të cilit iu hoq ditën e martesës së vet, dhe tani me anë të magjisë voodoo, ai është kthyer në një udhëtar të botës së nëndheshme.

Gjithsesi Kaisha, personi që do të bëhej nusja e tij, e gjen atë në formë shpirtërore dhe i thotë se Oradi, vëllai i Akuji, ishe ai që organizoi gjithçka për vrasjen e tij. Ajo i lutet Akujit që të nxitojë dhe ta ndalojë atë pasi familjet e tyre po përgatiten për luftë.

Gjatë rrugës Akuji lufton me shumë shpirtra të këqinj nivel pas niveli deri sa arrin te ai përfundimtari. Sipas Guiness World Records, loja ishte “ e para aksion aventurë që vërtitet rreth një personazhi të errët”. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>