Android

Aksidentohet për vdekje një 9 vjeçar nga një shofer kamioni i cili po luante Pokemon Go

Oct 28 2016
0 Shpërndarje
Aksidentohet për vdekje një 9 vjeçar nga një shofer kamioni i cili po luante Pokemon Go

Një djalosh 9 vjeçar ka humbur jetën pasi u aksidentua nga një kamion në Japoni ndërsa shoferi po luante Pokemon Go. Ngjarja ndodhi të Mërkure njoftoi Policia lokale në qytetin Ichinomiya të prefekturës Aichi.

Djaloshi po kthehej nga shkolla për në shtëpi kur u godit nga Kamioni teksa po kalonte në rrugë. 36 vjeçari u arrestua menjëherë ku u rrëfye se kishte qenë duke luajtur Pokemon Go duke mos e parë djaloshin.

Menjëherë pas ndodhisë Policia publikoi dy njoftime në Twitter në formë ndërgjegjësim për të apasionuarit e lojës. Një javë më parë në shofer goditi një makinë policie të parkuar në Baltimore të Shteteve të Bashkuara ndërsa po luante Pokemon Go. (GameWorld Albanian)

Tags >

Pokemon
Lajmet e fundit>