Lojërat

Aion: The Tower of Eternity

Aug 12 2012
0 Shpërndarje
Aion: The Tower of Eternity

Aion: The Tower of Eternity është një lojë MMORP e lançuar nga NCsoft, një zhvillues i madh Korean. Loja kombinon PvP (lojtar vs lojtar) dhe PvE (lojtar vs armiqve të lojës), që quhen dhe PvPvE, në një ambjent të një bote fantastike. AION më përpara ka qenë një lojë me pagesë, por duke nisur nga 29 Shkurti, 2012 AION u bë një lojë falas në Europë, me një set opsionesh shumë të kufizuara në lidhje me mbledhjet, shkëmbimin dhe chat-in, ndërsa loja falas në Amerikën e Veriut u shfaq në 11 Prill, 2012 pa këto llojë limitesh.

Shumë prej aftësive që meren ndërsa lojtari ecën në lojë mund të meren në një rregull dhe zinxhir të caktuar. Zakonisht aftësitë që ndodhen nga fundi i zinxhirit janë më të fuqishme se ato të fillimit. Loja e PvPvE në Aion bëhet në Abyss Balaurea (zonat e PvP). Brënda këtyre zonave ka fortresa të cilat mund të kontrollohen nga Legjonet individuale. Luftërat për të kontrolluar këto kështjella përfshijnë luftimet kundër lojtarëve dhe lojtarëve të lojës (NPC) në të njëjtën kohë. Legjonet që kontrollojnë kështjella kanë mundësinë të marin taksa nga blerjet që kryejnë lojtarët në lojë dhe marin ulje për udhëtimet e tyre.

Gjithsej në lojë ka 4 klasa primare dhe 8 klasa të specializuara. Lojtari e nis lojën duke zgjedhur një nga 4 klasat primare: Warrior, Mage, Scout dhe Priest. Pasi lojtari arrin nivelin 10-të, ai mund të zgjedhë një nga 2 klasat e specializuara të lidhura me klasën e para-zgjedhur. Warrior mund të bëhet Templar ose Gladiator, Mage mund të bëhet Sorcerer ose Spiritmaster, Scouts mund të bëhet Assassins ose Ranger dhe Priest mund të bëhet Cleric ose Chanter.

Lojtarët mund të mblidhen deri në 6 veta në një grup, për të bërë një luftë ose të ndihmojnë në një të tillë, dhë të ndajnë benefitet e fitores. Deri në 4 grupe mund të formojnë një Aleancë dhe 8 aleanca mund të kombinohen së bashku të formojnë një League, duke lejuar një total prej 192 lojtarësh për të marë pjesë në një aktivitet të dhënë.

Në lojë ka tre llojë misionesh (quests): Ordinary Quests, Campaign dhe Work Orders. Ordinary janë ato misione të cilët lojtari duhet të përmbushë një qëllim për të marë çmimin e caktuar. Campaign janë misionet të cilat fokusohen në historinë e lojës, dhe janë thelbësore për progresin në lojë, ndërsa Work Orders janë misione të cilat shërbejnë për të përmisuar një aftësi.

Loja ofrohet falas për shkarkim duke klikuar këtu. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>