Lojërat

Age of Empires

Sep 17 2012
0 Shpërndarje
Age of Empires

Age of Empires është një lojë strategjike e bazuar në historinë e dalë në vitin 1997. Ajo u krijua nga Ensemble Studios dhe u publikua nga Microsoft.

Loja përdor Genie, një motor loje e bazuar në 2D. Lojtari mer rolin e liderit të civilizimeve antike dhe bën progresin e tyre gjatë viteve duke marrë teknologji dhe armë të reja. E quajtur fillimisht si një kryqëzim midis Civilization dhe Warcraft, disa analistë ndien se nuk ishte e denjë e pritshmërisë, gjithsesi loja mori vlerësime pozitive.

Age of Empires kërkon një zhvillim civilizimi nëpërmjet mbledhësve dhe gjahtarëve. Për të kryer fitore lojtari duhet të mbledhë furnizime dhe të avancojë në teknologji.

Furnizimet gjithashtu duhen ruajtur pasi me avancimin e lojës nuk dalin të reja. Çdo civilizim ka teknologji dhe njësi të reja dhe gjithashtu secili prej tyre ka të veçantat e veta. Një pjesë e rëndësishme e lojës është progresi ndërmjet 4 epokave. Epoka e gurit, epoka e veglave, epoka e bronxit dhe epoka e hekurit. Ecja nëpërmjet epokave bëhet në qëndrat e qytetit dhe i sjell lojtarit teknologji armë dhe njësi të reja.

Loja ka mundësi loje single player e cila ndjek një rrjedhje të caktuar ngjarjesh dhe lojtari është i detyruar të kryejë disa misione. Misionet ndjekin historinë e egjiptianëve, grekëve, babilonazve dhe jamatove.

Veç misioneve ekziastojnë lojra si death match që janë me eliminim të skuadrës kundërshtare. Age of Empires ka gjithashtu mundësi loje online deri në 8 persona njëkohësisht. Gjithsesi për shkak të rrjetit të dobët loja kishte shumë shkëputje.

Age of Empires ka mar vlerësime pozitive nga uebfaqe të ndryshme. Metactitic i dha 8.3 nga 10, Game Rankings 87% dhe MobyGames 85 nga 100. Loja ka shitur mbi 3 milionë kopje në të gjithë botën. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>