iOS

Age of Empires III

Oct 1 2012
0 Shpërndarje
Age of Empires III

Age of Empires III është një lojë strategjike e krijuar nga Ensemble Studios dhe e publikuar nga Microsoft Game Studios. Versioni për Mac u publikua nga Destineer dhe MacSoft Games.

Versioni për PC doli në 18 tetor 2006 në Amerikën Veriore dhe 4 nëntor në Evropë. Është loja e tretë në serinë Age of Empires dhe një pasim i lojës Age of Empires II: Age of Kings. Loja paraqet kolonizimin e Amerikës nga Evropa, ndërmjet vitevet 1492 dhe 1850. Në loja ka 8 qytetërime.

Age of Empires III ka bërë një sërë përmirësimesh në serinë e lojrave, dhe më kryesisht në qytetet bazë të cilat kombinojnë strategjinë e vërtetë dhe lojën me role. Loja ka shitur mbi 2 milionë kopje që nga maj i 2008-s dhe ka marrë gjithashtu shumë vlerësime pozitive.

Ka marrë vlerësime si loja më e mirë RTS e 2vitit 005 nga GameSpy si dhe ishte një nga lojrat më të shitura të 2005-s. Në 2007 Age of Empires III ishte loja e 7 më e shitur për kompjuter me më shumë se 313,000 kopje vetëm atë vit.

Lojtari e fillon lojën me një qendër qyteti të ndërtuar, një eksplorues si dhe një numër i caktuar njerëzish. Lojtari fillon të zbulojë hartën dhe të mbledhë resurse, të bëje teknologji të reja si dhe të ndërtojë njësi të reja. Aksione si të ndërtuarit apo të vrarë të shton pikët e eksperiencës.

Në lojë ecet në epoka të ndryshme teknologjie, si epoka e zbulimit, epoka e kolonive, epoka industriale dhe epoka imperiale, ku kjo e fundit hap të gjitha teknologjitë e mundshme. Secila teknologji e re kërkon sakrifice ushqimi dhe monedhash. Loja përdor një sistem politik për të marrë bonuse dhe avancimin në epokën e ardhshme.

Age of Empires III ka marrë vlerësime pozitive. Sipas GameRankings është loja e 17 më e famshme për kompjutera. GameSpot tha se loja ka bërë një zhvillim të konsiderueshëm dhe e ka vendosur standartin e lojrave shumë lartë për atë vit. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>