iOS

Age of Empires II: The Age of Kings

Sep 24 2012
0 Shpërndarje
Age of Empires II: The Age of Kings

Age of Empires II: The Age of Kings është një lojë strategjike e krijuar nga Ensemble Studios dhe e publikuar nga Microsoft në vitin 1999 për Microsoft Windows dhe Macintosh.

Kjo është loja e dytë e serisë Age of Empires. Loja vendoset në kohën e mesjetës dhe ka 13 civilizime të ndryshme.

Britanikët, bizantinët, keltët, gotikët, teutonët, frankët, mongolët, kinezët, japonezët, persianët, saracenët, turkët dhe vikingët. Lojtari mbledh furnizime për të ndërtuar qytete, ushtri dhe të mundin armiqtë e tyre. Ka 5 misione histroike të cila zhvillohen gjatë lojës.

Përveç lojës single player ekziston gjithashtu ajo multi player online. Pavarësisht shfrytëzimit të të njëjtit motor si loja pasardhëse deshi një vit vonesë që të dilte, dhe kjo për arsye rregullimin e disa defekteve në serinë e mëparshme. Vlerësimet për lojën ishin përgjithësisht pozitive. U vlerësua jashtëzakonisht elementetet e reja të lojës si dhe përmirësimet në vetë zhvillimin e lojës.

Vetëm 3 javë pas daljes loja shiti 2 milionë kopje dhe u klasifikua si e para në listën e 7 shteteve. Loja fitoi çmime të ndryshme dhe pati një ndikim të rëndësishëm në lojërat pasardhëse të këtij lloji.

Loja fokusohet në ndërtimin e qyteteve, të mbledhurit e resurseve, të ndërtuarit ushtri dhe shkatërrimin e armikut. Loja ka 4 epoka, epokën e errët, epokën feudale, epokën e kështjellave dhe epokën imperiale. Duke ecur në kohë, hapen teknologji dhe struktura të reja.

Njësitë kryesore janë fshatarët të cilët bëjnë gjitha punët dhe janë ose meshkuj ose femra. Seksi nuk ka ndikim mbi aftësitë e tyre. Ata ndërtojnë, peshkojnë dhe kryejnë të gjitha punët kryesore në qytetërim.

Loja mori shumë vlerësime pozitive duke marë 92 nga 100 në GameRankings dhe Metacritic. Shumë analistë i vlerësuan elementet e reja të lojës duke thënë se në listë janë më shumë se një faqe e gjatë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>