Lajme lojërash

Age Of Empires: Castle Siege, e disponueshme për Windows dhe Windows Phone

Sep 18 2014
0 Shpërndarje
Age Of Empires: Castle Siege, e disponueshme për Windows dhe Windows Phone

Tashmë nuk është më një sekret që Age Of Empires: Castle Siege po vjen në platformat e Microsoft-it, por duhet t’ju njoftojmë se që nga dita e sotme ju mund të shkarkoni këtë lojë për telefonin dhe kompjuterin tuaj. Më 9 shtator, version Beta i Age of Empires u shfaq në Windows Phone Store, por ishte e pamundur të shkarkohej. Nëse keni arritur të merrni atë lojë në versionin Beta tashmë është koha ta largoni.

Gjatë një interviste ekskluzive me CEO-n e Microsoft Studios, John Johnson e përshkroi lojën kështu: “AoE: Castle Siege sjell Age of Empires në pajisjet me prekje.

Ne kemi ruajtur shumë prej karakteristikave që e kanë bërë Age of Empires kaq popullore. Kemi kërkuar në histori, dhe ju mund të luani me 6 civilizime dhe secila ka 3 heronj unikë dhe trupa ushtarake unike.

ageofempires_002Ju mund të kontrolloni të gjitha njësitë gjatë betejës. Ju keni shumë epoka për të kaluar si dhe avancime në armë më të mira, njësi, dhe struktura të tjera. Ngjashëm me AoE, loja është e përqendruar në avancime teknologjike dhe beteja.”

Age Of Empires: Castle Siege është e aftë të sinkronizojë informacionin dhe fushatat në kompjuterin dhe telefonin tuaj dhe këtë mund ta bëni përmes një llogarie Microsoft.

Duket si një lojë fantastike dhe ja vlen të shkarkohet. Për telefonin, Age Of Empires ka një madhësi prej 169 MB dhe është e disponueshme edhe për pajisjet me 512 MbB Ram. Për Windows ju do të keni grafika më të mira dhe loja ka një madhësi prej 320 MB. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>