Lojërat

Adaptuesi i Microsoft e bën Xbox One Kinect kompatibël me Windows

Oct 23 2014
0 Shpërndarje
Adaptuesi i Microsoft e bën Xbox One Kinect kompatibël me Windows

Përdoruesit e Xbox One, tanimë falë adaptuesit të krijuar nga kompania Microsoft, do mund të përdorin versionin Kinect të Xbox One me tabletët apo kompjuterët Windows 8 dhe 8.1. Ky opsion mund t’ju bëjë të kurseni disa para. Performanca është identike mes Xbox Sensor dhe njësisë Kinect V2 për Windows. Për të qenë të sinqertë Kinect nuk lejon një aktivitet të gjerë momentalisht dhe përse mos ti japim atij një rifreskim në bashkëveprim me Windows.

Microsoft ka lançuar versionin 2.0 të Kinect SDK për zhvilluesit dhe për interesin e konsumatorëve, kompania po u lejon palës së tretë të zhvillojnë aplikacione Kinect për Windows Store për herë të parë. Alex Kipman i Microsoft shkroi në një postim: “Ne jemi tepër të entuziazmuar që po ju japim mundësinë të sillni eksperienca personale kompjuterike për të gjithë klientët tanë kudo në botë.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>