Lojërat

Activision në fshehtësi merr BlackOps2.com

Jan 9 2012
0 Shpërndarje
Activision në fshehtësi merr BlackOps2.com

Një vazhdim i Call of Duty: Black Ops, që është një nga lojërat më të shitura të të gjitha kohërave, mund të shihet si më i ngjashëm meqë Activision me fshehtësi e ka përvetësuar emrin e domeinit blackops2.com.

Së pari i regjistruar në majin e vitit 2010, pak kohë pasi ishte lajmëruar Black Ops, domeini mbeti nën privatësinë e Whois deri gjatë kësaj jave duke përdorur domeinet e Go Daddy nëpërmjet shërbimeve Proxy.

Tani, domeini blackops2.com (Whois) ka kaluar nga domeinet me proxy në shërbimin privat të ofruar nga ndërmarrja që merret me mbrojtjen e brendeve të internetit MarkMonitor tek e cila ndërmarrje Activision është klient.

Nga lista mungonte blackops2.com. Një marrëveshje tani është vulosur.

Treyarch, që është studio zhvilluese e lojës Call of Duty: Black Ops, nuk ka dalur zyrtarisht të thotë diçka që është duke krijuar një vazhdimësi. Por me të gjithë këto përvetësime të domeineve tregohet që Black Ops 2 është duke u bërë si një mundësi shumë fuqishme për vitin 2012.

Nëse është paguar një sasi e parave, çmimi i shitjes së domeinint mbeti i panjohur, pasi që identiteti dhe informacionet e tjera të zotëruesit ishin fshehur përgjatë shërbimit privat të Go Daddy.

BlackOps2.com për momentin nuk e hap një uebfaqe./gameworld.al

Lajmet e fundit>