Lajme lojërash

Activision Blizzard hap shtëpinë e aksioneve të parave të vërteta në Diablo III

Jun 19 2012
0 Shpërndarje
Activision Blizzard hap shtëpinë e aksioneve të parave të vërteta në Diablo III

Activision Blizzard, pas një muaji vonese ka hapur shtëpinë e aksioneve të parave të vërteta për lojtarët e Diablo III. Ashtu siç e thotë edhe emri, shërbimi u jep mundësi lojtarëve të blejnë produkte në lojë duke përdorur para të vërteta, megjithëse në një kapacitet të kufizuar për momentin. Lojtarët nga Amerika e Veriut, Amerika Latine, Australia, Zelanda e Re, Azia Jug-Lindore janë vendet e para që do të kenë qasje në këtë funksion të ri. Monedhat e pëkrahura janë, dollari amerikan, australian dhe peso meksikane.

Kompania deklaron se ky opsion në një të ardhme të afërt, do të hapet dhe për vendet europiane (BE, Europën Lindore), Rusinë, Afrikën, Lindjen e Mesme si Izraeli dhe EBA. Shërbimi do të zgjedhë automatikisht shtëpinë e aksioneve më të përshtatshme për ju, por kini parasysh se lojtarët në disa rajone do të kenë qasje në disa monedha në rajonin e tyre. Për shembull, lojtarët e Amerikës Latine mund të përdorin dollarin amerikan, atë australian dhe peson.

Për të përdorur paratë e vërteta, lojëtarët duhet të regjistrohen në Battle.net dhe duhet të bashkëngjesin një Batle.net Authenticator ose të përdorin një aplikacion të tillë celulari me llogarinë e tyre në PayPal për të blerë apo shitur mallëra dhe gjithashtu duhet të lidhni një shërbim Battle.net SMS Protect. SMS Protect do të dërgojë një porosi me kode në telefonin tuaj që ju duhet ta fusni online për të përfunduar transaksionin. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>