Lojërat

Ace Combat Infinity në dispozicion për t’u luajtur pa pagesë

Aug 6 2013
0 Shpërndarje
Ace Combat Infinity në dispozicion për t’u luajtur pa pagesë

Ace Combat Infinity do të lëshohet këtë vit si një shkarkim pa pagesë për PlayStaton 3 në rrjetin PlayStation, ka lajmëruar Namco Bandai Games. Loja fillimisht ishte paraqitur muajin e kaluar.

Ace Combat Infinity do të ketë një fushatë të re rrëfimi dhe mundësi për shumë lojtarë, e po ashtu edhe “veçoritë që janë të rëndësishme” për dashamirësit, ndonëse këto nuk janë cekur.

“Dega Ace Combat ka evoluar në mënyrë dramatike gjatë viteve, por kurrë më parë nuk kemi qenë në gjendje që t’i ofrojmë grafikët e saj të mrekullueshëm dhe veprimin taktik falas,” tha në një deklaratë ekzekutivi i Namco Bandai Games, Olivier Comte.

Loja do të ketë “shumë” përmbajtje për të luajtur pa pagesë, ndonëse Namco Bandai nuk e ceku se çfarë lloji i gjërave do të jetë në dispozicion brenda kësaj nësie. Ace Combat Infinity është në zhvillim në Project Aces. Hyrja më e re në seri, Ace Combat Assault Horizon (2011), është në dispozicion për PS3, Xbox 360 dhe PC. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>