Lojërat

900 mijë Xbox One të prodhuar nuk janë shitur gjatë vitit 2013

Jan 26 2014
0 Shpërndarje
900 mijë Xbox One të prodhuar nuk janë shitur gjatë vitit 2013

Microsoft ka lajmëruar që ka shitur për shitësit me pakicë 3.9 milionë konsolla Xbox One në mbarë botën gjatë tremujorit të fundit që përfundoi më 31 dhjetor.

Tingëllon si numër i madh, por kjo shifër nuk e tregon tërë ngjarjen. Microsoft më parë lajmëroi që kishte shitur 3 milionë njësi deri në atë datë, duke nënkuptuar që 900 mijë konsolla Xbox One ose kanë mbetur në dyqane, ose në transport përgjatë vitit, megjithëse Microsoft thotë se ishte duke shitur çdo konsollë që kishte prodhuar.

Sony shiti 4.2 milionë PlayStation 4 në vitin 2013 dhe nuk ka informacione se sa njësi kishin mbetur në raftet e dyqaneve gjatë vitit, nëse ka mbetur ndonjë, derisa kompania të dalë me një raport për fitimet e arritura, që pritet të bëhet në fillim të muajit shkurt.

Microsoft ka shitur 3.5 milionë Xbox 360 gjatë tremujorit të katër të vitit 2013. Përfitimet nga platforma Xbox u rritën me 1.6 miliardë dollarë për shkak të lëshimit të Xbox One, Xbox Live vazhdoi të ishte një anë e ndritshme për kompaninë Microsoft, ku fitimet transaksionale pësuan rritje për më tepër se 25 për qind.

Mbi të gjitha, Microsoft lajmëroi përfitime rekord prej 24.52 miliardë dollarë gjatë tremujorit dhe një fitim neto prej 6.56 miliardë dollarë, që paraqet një ngritje vit për vit. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>