Lajme lojërash

82% e lojtarëve preferojnë Shepardin mashkull

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
82% e lojtarëve preferojnë Shepardin mashkull

Në një pjesë të prezantimit PAX East, BioWare zbuloi se 82% e lojtarëve të Mass Effect 3 zgjedhin personazhin mashkull të komandantit Shepard.

Kompania ndau gjithashtu me publikun disa të dhëna të tjera shumë interesante. Sipas të dhënave të grumbulluara, klasa ushtar ishte më e zgjedhu në lojën single player, dhe zinte 48.7% .

Nga ana tjetër krijuesit thanë se 64.5% e lojtarëve të Mass Effect 3 luanin si Paragon, ndërsa pjesa tjetër e mbetur prej 36.5% luanin si Renegade.

Ndërkohë të dhëna të tjera do të shtohen në të ardhmen.(GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>