Android

8 lojëra që duhet të keni patjetër në smartfonin tuaj të ri

Jan 4 2014
0 Shpërndarje
8 lojëra që duhet të keni patjetër në smartfonin tuaj të ri

Ndoshta për festa shumë prej jush kanë blerë një smartfon të ri ose kanë marrë dhuratë një të tillë. Menjëherë, do të vini re se me të mund të bëni shumë gjëra, nga më të çmendurat. Por, një nga gjërat më të rëndësishme të smartfonëve të sotëm është sigurisht fuqia që kanë ata për të na hequr mërzinë.

Dyqanet e aplikacioneve kanë pafund lojëra interesante prandaj në fillim mund të duket e vështirë pasi nuk di nga t’ia nisësh. Për t’ju lehtësuar disi punën, PCWorld ka krijuar këtë listë me 8 prej aplikacioneve më interesante që do t’ju mbajnë para ekranit të smartfonit tuaj me orë të tëra.

Candy Crush Saga – një lojë prej së cilës shumë përdorues e konsiderojnë veten të varur tashmë. Në formën e një gjëegjëze, ju duhet të shpërtheni disa lloje të ngjashme ëmbëlsirash për të fituar raundin.

Pa pagesë: iOS, Android

Temple Run 2 –vrapuesi që nuk njeh limite. Një lojë që zhvillohet në një ambient të pafundëm xhungle, ku duhet të vraponi dhe vetëm të vraponi për të shpëtuar e për të mbledhur sa më shumë monedha.

Pa pagesë: iOS, Android

Robot Unicorn Attack 2 – një robot unicorn gjendet në një botë të mbushur me fantazi, ku duhet të kërceni dhe të vraponi në një ambient plot me male, delfinë dhe balena fluturuese.

Pa pagesë: iOS, Android

Subway Surfers – përsëri një vrapues i palodhur që duhet t’i shpëtojë policëve në shinat e trenave. Atje duhet të përballet edhe me shumë vështirësi e rreziqe dhe të mbledhë sa më tepër monedha.

Pa pagesë: iOS,