Gameplay

40 minuta aksion në demon e parë të Final Fantasy XV në Xbox

Sep 26 2016
0 Shpërndarje
40 minuta aksion në demon e parë të Final Fantasy XV në Xbox

Square Enix mbajti një eveniment transmetimi live gjatë kësaj fundjave në Londër ku zbuloi 40 minuta eksperiencë me lojën Final Fantasty XV në Xbox One.

Në videot mëposhtë do të mund të ndiqni një panoramë të asaj që po vjen në Nëntor. Pas shtyrjesh të vazhdueshme, video loja do të debutojë më 29 Nëntor në PlayStation 4 dhe Xbox One.

Final Fantasy XV EGX Demo në Xbox One Pjesa e I

Final Fantasy XV EGX Demo në Xbox One Pjesa e II

Gjithashtu pritet një temë dedikuar PS4 Slim. Ndërkaq duke ndjekur lançimin e një modeli më të fuqishëm të PlayStation, PS4 Pro, Final Fantasy do të jetë ndër lojërat e para që përfiton nga avantazhet e tij. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>