Lajme lojërash

343 Industries do të zhvillojnë Halo në zhanre të tjera

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
343 Industries do të zhvillojnë Halo në zhanre të tjera

Microsoft-i krijoi 343 Industries me qëllimin e vetëm për të krijuar lojëra shtesë nga seria Halo. Sipas një zyrtari të kompanisë, këtu do të përfshihet zgjerimi i serisë në fusha të reja.

Duke folur për Polygon në një intervistë, Kiki Wolfkill, një prodhues ekzekutive në studio tha se 343 Industries do të vazhdojë përpjekjet për të vazhduar historinë kryesorë të lojës Halo si një lojë me prespektivë në veten e parë, gjithsesi po përpiqen gjithashtu për të krijuar zhanre të reja njësoj si Ensemble Studios bëri me “Halo Wars”.

Wolfkill tha se mund të ketë mundësi të reja për lojën, duke zbuluar në lloje të ndryshme lojërash. Gjithashtu duam një protagonisht tjetër përveç Master Chief, por ajo e bëri të qartë se ky i fundit nuk do të hiqet.

Nëse Microsoft-i vazhdon me këto hapa dhe këtë strategji, duket se një seri e re e Halo mund të dalë në vjeshtën e 2014. (GameWorld Albanian)

Tags >

Halo
Lajmet e fundit>