Lojërat

30 milion përdorues në Steam

Oct 19 2010
0 Shpërndarje
30 milion përdorues në Steam

Portali i njohur i Valve, i quajtur Steam ka bërë lidhjen e pandërprerë dhe të pashmangshme vazhdimisht në shpërndarje dixhitale, kështu që nuk është befasi që shërbimi vazhdon të rritet vazhdimisht. Sot, Valve njoftoi se shërbimi i tij online i komunitetit tani mburret me një numër të përdoruesve prej 30 milion llogarive aktive.

12 muajt e parë kanë qenë të frytshme për Steam. Sipas Valve, rritja e përdoruesve shkon deri 178 përqind për vit, duke filluar prej 1 tetorit 2009 deri në 30 shtator, 2010 dhe tani më shumë se 6 milion njerëz përdorin Steam çdo ditë, tha studio.

Kjo rritje shpërthyese e përdoruesve është e shoqëruar me një rritje të konsiderueshme të shitjeve. Edhe pse Valve nuk dha një shifër të njësive të shitura, studio theksoi se shitjet janë rritur në më shumë se 200 për qind gjatë 12 muajve të fundit. Studio gjithashtu vuri në dukje se rritja e numrit të blerësve e dërgon shërbimin në rrugën për arritjen e më shumë se 100 përqind rritje për çdo vit, për të gjashtin vit kalendarik me rradhë.

“Steam është në rrugën e duhur për të regjistruar vitin më të madh të tij në historinë e saj 6 vjeçare” tha në një deklaratë, Gabe Newell, presidenti i Valve. “Ky vit ka shënuar disa përparime të mëdha të zhvillimit të platformës duke ofruar përkrahje edhe për titujt Mac. Ne besojmë në rritjen e numrit të përdoruesve, shitjeve, dhe numrit të lojtarëve dhe në kemi në plan të vazhdojmë në zhvillimin e platformës për të ofruar më shumë marketing, shitje, dhe zhvillimin e lojërave të reja në argëtimin dixhital.”

E lansuar në përdorim në shtator të 2003, Steam për momentin posedon rreth 1200 lojra. Përveç titujve të njohura të Valve që përfshijnë Half-Life, Left 4 Dead, dhe Portal, Steam përfshinë mbështetje edhe për publikuesit e nivelit të lartë si Sega e Ubisoft.

 

Lajmet e fundit>