Lojërat

12 milionë kopje të shitura të Minecraft për Xbox

Apr 8 2014
0 Shpërndarje
12 milionë kopje të shitura të Minecraft për Xbox

Edicioni i Minecraft për Xbox 360 deri tani ka shitur mbi 12 milionë kopje, duke e bërë atë njërin nga titujt më të suksesshëm në historinë e Xbox-it. Microsoft lajmëroi gjatë të premtes në Xbox Wire, por nuk ofroi një listë të top lojërave më të shitura për Xbox 360. Natyrisht, loja e ka çmimin 20 dollarë, kështu që krahasimet e drejtpërdrejta me lojëra si Grand Theft Auto dhe Call of Duty janë problematike.

Shifra prej 12 milionë shitjeve (që është një ngritje nga 10 milionë sa ishte gjatë dhjetorit) me siguri përfshin shitjet fizike dhe dxhjitale të lojës. Në një intervistë me Xbox Wire, udhëheqësi i sektorit të biznesit në kompaninë zhvilluese të Minecraft-it, Mojang, Daniel Kaplan, tha që kur studioja e mendoi fillimisht që ta binte lojën për Xbox 360, ata paramendonin që do të ishin të lumtur nëse do të shitnin 1 milionë kopje. “Ne asnjëherë nuk kemi ëndërruar që do të shisnim 12 milionë kopje!,” tha ai.

Kaplan tha që njëra nga kërkesat më të përsëritura që ai dëgjon nga poseduesit e Xbox 360 është për botë më të mëdha në Minecraft. Ai shpjegoi që botët më të mëdha kërkonin një garanci që çdo Xbox 360 ka një hard disk dhe natyrisht, kjo nuk është e mundur. Sidoqoftë, ai ngacmoi, duke thënë që “Fatmirësisht në Xbox One, ai nuk është një problem.” Se kur do të vijë Minecraft për Xbox One, Kaplan tha, “Përfundimisht do të vijë!” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>