Lajme lojërash

10 lojërat më të shitura të vitit 2012

Jan 16 2013
0 Shpërndarje
10 lojërat më të shitura të vitit 2012

NPD ka publikuar rezultatet e shifrave financiare lidhur me lojërat e vitit që sapo lamë pas, shifra këto që shoqërohen edhe me një lajm jo të mirë për industrinë e videolojërave, e cila sheh një rënie prej 22% gjatë vitit 2012.

Dyqanet me pakicë të harduerëve, softuerëve dhe aksesorëve janë ato që e mbyllin vitin me -22% krahasuar me vitin e kaluar, që do të thotë se në vitin 2012 janë shpenzuar 3.73 miliardë $ më pak se në 2011-n.

Ndërkohë, lista me lojërat më të shitura te vitit të kaluar është si më poshtë:

1. Call of Duty: Black Ops II (360, PS3, PC, Wii U)

2. Madden NFL 13 (360, PS3, Wii, PSV, Wii U)

3. Halo 4 (360)

4. Assassin’s Creed III (360, PS3, PC, Wii U)

5. Just Dance 4 (Wii, 360, Wii U, PS3)

6. NBA 2K13 (360, PS3, Wii, PSP, Wii U, PC)

7. Borderlands 2 (360, PS3, PC)

8. Call of Duty: Modern Warfare 3 (360, PS3, Wii, PC)

9. Lego Batman 2: DC Super Heroes (Wii, 360, NDS, PS3, 3DS, PSV, PC)

10. FIFA Soccer 13 (360, PS3, Wii, PSV, 3DS, Wii U, PSP)

Edhe pse shifrat duken jo fort të mira, duhet të kemi parasysh disa faktorë që shpjegojnë rënien e tyre. E para dhe më e rëndësishmja, këto shifra derivohen vetëm nga dyqanet dhe jo nga shkarkimet dixhitale, pasi NPD nuk ka akses në këto të fundit. Sigurisht, shumë lojëra vazhdojnë të blihen dhe jo të shkarkohen, por në këtë rast rezulton që nuk përfshihet tregu i PC-ve, ku një pjesë e madhe e njerëzve blejnë online.

Për më tepër, 2012 ishte viti i fundit zyrtar para “fillimit të luftës së konsolave”. Wii U që është lançuar vetëm para pak muajsh, regjistron 890 000 njësi të shitura (41 ditë në treg). Janë shifra impresionuese duke marrë parasysh shitjet e Xbox 360 dhe PS3 përkatësisht 600,000 dhe 700,000 kopje gjatë të njëjtës shtrirje kohore.

Nëse Wii U vazhdon të shitet me këto ritme dhe nëse do të shohim sisteme të reja nga Sony dhe Microsoft, atëherë edhe shitjet e harduerëve dhe softuerëve do të rriten. Logjikisht, shitjet e pajisjeve të vjetra do të bien pasi shumë njerëz i disponojnë tashmë, ose shkurt, presin për versionet e reja. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>