Lajme lojërash

1 Milionë veta luajnë Diablo III çdo ditë

Mar 31 2013
0 Shpërndarje
1 Milionë veta luajnë Diablo III çdo ditë

Diablo III kyç rreth 1 milionë lojtarë unikë në ditë, ky lajm vjen sipas një lajmërimi që drejtori i lojës Jay Wilson bëri sot në Game Developers Conference të titulluar “Shout at the Devil: The making of Diablo III.”

Wilson vuri gjithashtu në dukje se 3 milionë lojtarë unikë e luajnë lojën çdo muaj. Pasi shpenzoi 6 vjet mbi Diablo III, Wilson lajmëroi në janar se do të tranferohet në një skuadër të re në Blizzard Entertainment.

Që nga 31 dhjetori, Diablo III ka shitur 12 milionë kopje. Numri i lojtarëve ka gjasa të rritet akoma më shumë në të ardhmen pasi ajo po drejtohet te platformat PlayStation 3 dhe PlayStation 4 me mbështetje ndarje ekrani në 4 pjesë. Gjithashtu Wilson pranoi se dyqanet në Diablo III, si ato me lek të vërteta dhe ato me lek të lojës, kanë ndikuar negativisht mbi lojën.

Edhe pse mbi 50% e njerëzve shfrytëzojnë dyqanet në lojë, Wilson shpjegoi se shkëmbimi me lëkë të vërteta është bërë një lloj motivimi për lojën.

Ai tha se skuadra e Blizzard po punon mbi këtë fenomen, edhe pse asgjë specifike nuk është përmendur akoma. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>