Sony PlayStation

1 mijë shitje për minutë të Xbox One dhe PS4 në Amazon

Dec 30 2013
0 Shpërndarje
1 mijë shitje për minutë të Xbox One dhe PS4 në Amazon

Xbox One dhe PlayStation 4 ishin shumë të popullarizuar këto ditë pushimi në Amazon duke arritur kulmin. Të dy sistemet janë shitur 1 mijë konsolla për minutë. Amazon zbuloi shifrat si pjesë e një lajmërimi për sezonin e vet më të mirë që e ka pasur gjatë fundvitit. Vetëm gjatë të Hënës Kibernetike, blerësit kanë porositur më tepër se 36.8 milionë njësi në mbarë botën me një ritëm prej 426 njësi për sekondë.

Xbox One dhe PS4 janë duke u shtyrë për ta marrë fronin e konsollës kryesuese deri tani, ku secila konsollë është shitur mbi 2 milionë herë. Sony pret të shes 3 milionë njësi deri më 31 dhjetor. Amazon po ashtu zbuloi video lojërat e veta më të shitura për këtë periudhë të fundit të vitit. Ato ishin, sipas radhës, Call of Duty: Ghosts (Xbox 360), Just Dance 2014 (Wii), dhe Grand Theft Auto V (Xbox 360). (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>