Lojërat

007 Racing

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
007 Racing

007 Racing është një lojë me gara e bazuar në filmat e James Bond. Loja u krijua nga Eutechnyx dhe u publikua nga Electronic Arts në 2000 ekskluzivisht për PlayStation.

Loja shënon daljen e shtatë të aktorit Pierce Brosnan si James Bond, por edhe pse figura është si ai, zëri nuk i përket atij. Në lojë zgjidhet një nga makinat e agjentit të famshëm Britanik James Bond, të cilat janë ato që ka përdorur në 19 filma të famshëm.

Këtu përfshihen Aston Martin DB5 që doli te Goldfinger, Lotus Esprit nga The Spy Who Loved Me dhe For Your Eyes Only si dhe BMW Z8 nga The World is Not Enough.

Secila makinë është e pajisur me mjetet e nevojshme nga çdo film i Bond. Loja nuk mori shumë vlerësime të mira, me GameRankings që i dha 55.91% dhe Metacritic me 51/100. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>