Lojërat

007: Quantum of Solace

Oct 2 2012
0 Shpërndarje
007: Quantum of Solace

007: Quantum of Solace është një lojë FPS ( me pamje në vetë të tretë për Play Station 2) e bazuar në filmin Casino Royale dhe Quantum of Solace. Loja u shfaq për Microsoft Windows, Nintendo DS, PlayStation 2, PlayStation 3, Wii dhe Xbox 360. Ajo doli në treg më 31 tetor 2008 në Europë, 4 nëntor në Amerikën e Veriut, 19 nëntor në Australi dhe më 26 mars 2009 në Japoni.

Loja shfaqet ndërsa James Bond rrëmben Mr. White një pjestar i organizatës së panjohur Quantum. Por më pas gjatë pyetësorit, së bashku me Mr. White arrin t’a mbathë me ndihmën e një tradhëtari të MI6, i cili vritet nga Bond ndërsa White arratiset pa problem.

Më pas loja vazhdon historinë në Bolivi ku Bond takon Camille Montes i cili po kërkon hakmarrje ndaj Gjeneralit Medrano, që po mundohet të përmbysë qeverinë Boliviane. Historia më pas është një aksion i vërtetë ku lojtari duhet të vrasë këdo që i shfaqet përpara dhe të ecë në historinë e lojës.

Loja gjithashtu përfshin një modul Multiplayer për Xbox 360, Windows dhe Play Station 3 e cila suporton 12 karaktere online. Ajo ka marë vlerësime gjithashtu mikse ku GameRankings i dha vlerësimin prej 76.5% ndërsa Metacritic 73/100. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>