Lojërat

007: Blood Stone

Sep 27 2012
0 Shpërndarje
007: Blood Stone

007: Blood Stone është një lojë me pamje në vetë të tretë aksion-luftë, e zhvilluar nga Bizarre Creations dhe e publikuar nga Activision për Microsoft Windows, Nintendo DS, Play Station 3 dhe Xbox 360.

Është loja e 24 e serive të James Bond edhe pse nuk është vazhdimi i asnjërës prej tyre. Loja u konfirmua për dalje më 16 korrik 2010 dhe vetëm më 2 nëntor 2010 ajo u shfaq në Amerikën e Veriut dhe më pas më 5 nëntor të po atij viti doli dhe në Europë.

Ashtu si dhe në Quantum of Solace, dhe në Blood Stoneë zëri i personazhit kryesor luhet nga Daniel Craig. 007: Blood Stone është loja e fundit e krijuar nga Bizarre Creations përpara se ajo të mbyllte dyert përfundimisht më 18 Shkurt 2011.

Loja është në pamjen e vetës së tretë me elementë të luftimit trup më trup. Disa karakteristika dizajni janë të ngjashme me Quantum of Solave. Në lojë ka disa sekuenca me makinë dhe gjithashtu loja ka disa tipare të fokusit të cilat i japin mundësi lojtarit të kyç armikun pas një luftimi me armë të ftohtë, e ngjashme me Tom Clancy’s Splinter Cell: Conviction. Gjithashtu ka dhe një modul multiplayer, ku konsiston në 16 lojtarë që vendos spiunët kundra mercenarëve.

James Bond 007: Blood Stone ka marrë kritika të ndryshme. Shqyrtimet e ndryshme nga uebfaqet si GameRankings dhe Metacritic i dhanë versionin Nintendo DS 75,43% dhe 70/100, version PlayStation 65,23% dhe 65/100, versioni Xbox 360 64,06% dhe 62/10 dhe versionin PC 62,92% dhe 63/100. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>